06 dhjetor 2009

Kaka mungon kundër Marseille

Ylli brazilian, Leite Kaka nuk është rikuperuar nga lëndimi në ijë dhe ka mbetur jashtë ekipit të Real Madridit për vizitën te Olympique Marseille, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të martën.
Kaka ka stërvitur ndaras nga ekipi gjatë javës dhe mungoi në fitoren 4-2 ndaj Almerias, të shtunën mbrëma. Real Madrid kryeson në Grupin C me dy pikë më tepër se Milani, dhe kanë tri pikë dallim nga kundërshtari i ardhshëm, Marseille.