03 dhjetor 2009

Kakà dhe Benzema, “alarm” te Real Madridi

Braziliani i ardhur nga Milani ka probleme fizike, ndërsa francezi po qëndron rregullisht në stol
I kthyer nga Bercelona pa pikë, por me bindjen se është në nivelin e katalanasve, Reali tani duhet të përballet me dy probleme që janë amplifikuar nga shtypi spanjoll. “Alarmi Kaka” lexohet në faqen e parë të “Marca”. “Vuan nga pubalgjia, do të mungojë në ndeshjen kundër Almerias dhe gjithashtu është në dyshim për Marsejën”. Ndërsa, tek “AS” vëmendja është përqendruar tek një tjetër yll i galaksisë: “Benzema, probleme me integrimin në skuadër”. Dhe më pas: “Aksidenti i tij me makinë ka bërë që Reali të ideojë një plan në mënyrë që ai të mos jetë Anelkaja i ri”.
Sipas “AS”, këto janë masat kryesore që janë merren: “E kanë hequr nga hoteli, tani jeton afër Raulit dhe Kristiano Ronaldos, i kanë vënë në dispozicion edhe një mësues të gjuhës spanjolle”. Përtej faktit që Anelka me Çelsin po luan në nivele shumë të larta dhe është titullar me Francën ku Benzema nuk gjen vend, referimi ka të bëjë me periudhën e shkurtër dhe të turbullt që francezi ka kaluar në Madrid midis fundit të shekullit të vjetër dhe fillimit të të riut.
NE VESHTIRESI - Benzema, në stol kundër Zyrihut dhe kundër Barçës, në 8 paraqtijet e fundit ka bërë vetëm një gol (kundër Milanit), faktikisht ka shumë vështirësi me përshtatjen e tij dhe ky moment negativ ka arritur kulmin të dielën në mbrëmje, kur pasi është kthyer nga Barcelona, është përplasur me makinën e tij me një pemë dy hapa larg vendbanimit. Asgjë serioze, por për një pjesë të shtypit bëhet fjalë për një sinjal tjetër që ka të bëjë me gjendjen jo të mirë të lojtarit që është marrë për një shumë të madhe parash nga Lioni.
PUBALGJIA - Për Kakanë problemi ndryshon. Nuk ka lidhje me karakterin. Ish-milanisti të shtunën në Barcelonë ka bërë, edhe pse jo gjatë gjithë ndeshjes, një nga paraqitjet e tij më të mira me fanellën e bardhë, duke i ofruar Kristiano Ronaldos dhe Marselos dy pasime të arta. Por është e qartë se nga braziliani pritet diçka më shumë, dhe tani pubalgjia e ka komplikuar procesin e përshtatjes. Edhe dje Kaka nuk është stërvitur me grupin edhe pse nuk bën pjesë në infermierinë e Realit, shtypi spanjoll e ka dhënë si të sigurt mungesën e tij në ndeshjen kundër Alerias të shtunën në mbrëmje. Por, në mbrojtje të Kakasë dhe Benzemasë ka dalë Zinedine Zidan, amabasador i “Shtëpisë së Bardhë”: “Të dy do të triumfojnë tek Reali, - ka deklaruar francezi. - Kur Kaka dhe Kristiano do të përshtaten me njëri-tjetrin në fushën e lojës, do të jenë të pathyeshëm. Këtu është këtu, ka gjithmonë kritika, më ka ndodhur edhe mua”. Domethënë, duhet qetësi. Një gjë e rralë në Madrid.