09 dhjetor 2009

Juventusi dhe Liverpooli janë eliminuar, a po tkurret rrethi i ngushtë i favoritëve?

I pasuri bëhet më i pasur, i forti bëhet më i fortë, përderisa më i dobëti bëhet më i dobët. Kjo tregon se si sot futbolli zhvillohet, me top klubet duke blerë lojtarë me çmime maramendëse, dhe me klubet e vogla që rekrutojnë talentë për ti mposhtur rivalët më të frikshëm.

Por, disa prej klubeve të këtij sezoni në Champions League refuzuan të vazhdojnë këtë rrugë.

Befasia më e madhe është eliminimi i Liverpoolit që ashtu nuk shpenzoi shumë në afatin kalimtar, por largoi njërin prej lojtarëve më të mirë Xabi Alsonon që duket të jetë, tani, shumë i rëndësishëm.

Është e paakceptueshme se si një ekip që ka një trajner me aq përvojë në këtë garë dhe lojtarët më të mirë në botë në skuadër të eliminohet, vërtetë e pabesueshme….

Tani shkojmë zi e më zi. Juventusi që kishte transferuar Diegon dhe Felipe Melon ishte konsideruar favorit. Çfarë pamë? Dy fitore minimale në grupin A ndaj Maccabi Haiffas që ishte skuadra më e dobët. Juve ishte pritur të kualifikohet, por Bayerni shokoi të gjithë duke i heshtur të gjithë kritikët, përkundër asaj që Juventusit i duhej barazimi….përkundër asaj që Juventusi shënoi i pari…

Milani nga ana tjetër mirë shpëtoi. Në fund të ditës së djeshme Milani kishte në grupin C dy pikë më shumë se Marseille, por është shqetësues fakti që Milani në dy ndeshjet me Zurichun kishte marrë vetëm një pikë !

Fiorentina, skuadra e katërt vitin e kaluar në Serie A, është skuadra e vetme që ka përfaqësuar denjësisht vendin e saj. Francezët e Bordeaux dhe Lyon gjithashtu janë të pandalshëm. Marseille nga ana tjetër është në Europa League.

Rusët në këtë garë treguan fytyrën e vërtetë. Rubin Kazani u bë skuadra më e dashur në Europë pasi që mposhti në Camp Nou Barcelonën, klubin më të fortë në botë, dhe pos kësaj ndali atë në një barazim pa gola në Rusi. Pak klube mund ta ndalin Messin me shokë të mos shënojnë gol.

Dhe kështu, Barca, ashtu si Liverpooli dhe Juventusi mund të largohet nga gara më presitigjoze Europiane, njëlloj dhe për Interin. Ky nuk është një skenar që do të kishit mundur ta parashikonit vite më parë, ose vitin e kaluar.

CSKA Moska nga ana tjetër ishte shumë pranë ta turpëroj Manchester Unitedin në Old Trafford. Rusët krenarë kualifikohën për më tej ashtu sikur djajtë e kuq të cilët nuk ishin dhe aq impresiv.

Por, befasia më e madhe në histori të Ligës së Kampionëve mund të bëhen rumunët e Unirea Urziceni që është në prag të kualifikimit. Unirea nuk ka rënë në grupin më të vështirë, por kur krahasoni Unirean e cila që katër vite luan në ligën e parë të Rumanisë, me Sevillën, Rangersin dhe Stuttgartin atëherë këta do ti duken Unireas si polifemët e pamposhtshëm.

Chelsea nga ana tjetër është skuadra më bindëse e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke siguruar terrenin për fazën tjetër së bashku me Porton që është në pozitën e dytë pas harakirit bërë Athleticos.

Kush qesh i fundit, qesh më së miri ! Real Madridi përkundër kritikave të shumta, ishte skuadra e cila nuk u mposht nga të vegjëlit e grupit. Dy fitore ndaj Zurich, dy ndaj Marseille, por dështoi të mposht Milanin. Sidoqoftë kjo nuk është një befasi e madhe. Tek e fundit, Reali është në vendin e parë, duke pritur një kundërshtar të dobët, për ta coptuar normalisht…

Sidoqoftë, sot po bëhemi dëshmitarë të ngushtimit të rrethit të favoritëve për rrethin e mëtutjeshëm, por, mos harroni, edhe të vegjëlit godasin të mëdhenjtë.

Tani, nga pikë tjetër e vështrimit, tabelat po kthehen në pyetje të tilla si: A po humbet shkëlqimi i top skuadrave në krahasim me ‘’ të vegjëlit ‘’ ? Ose këto superfuqi po e mbajnë statusin e tyre si të garantuar ? Ose…ose, ndoshta, është vetëm ajo thënia, që në futboll mund të ndodh gjithçka.

LajmeSport.com dëshiron mendimin tuaj mbi këtë temë, pasi që dhe është në formë debati. Si mendoni, kush ishte klubi më tërheqës deri tani në CL ? Dhe, kush sipas jush ishte befasia ? Shprehuni…