Juventusi është duke e shqyrtuar mundësinë për të sjellur Luiz Felipe Scolarin në stolin bardh e zi sipas një raporti të Tuttosport, përkundër asaj se klubi disa herë e ka konfirmuar Ferraran.
Raporti pohon se rikthimi i Roberto Bettegas si zëvëndës-drejtor i përgjithshëm te klubi mund të sjell një numër ndryshimesh që do ta freskonin mendimin pozitiv në skuadër.
Scolari aktualisht është tek klubi Uzbek Budyonkor, por ish trajneri i Chelseat do të mund të lëkundej nga një ofertë. Idea është që Juvet ta sjell atë si huazim deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi. Ai mund të flas Italisht që është një bonus, por Juventusi e dëshiron atë më shumë për ta ringjallur trion braziliane, Amauri, Diego dhe Felipe Melo.
Klubi ka paguar më se 72 milion euro për këtë trio dhe padyshim se bianconerët dëshirojnë ti sjellin në formën më të mirë. Ferrara nuk ishte në gjendje që të nxirrte më të mirën nga kjo trio, duke bërë kështu të lindin spekulime për Scolarin, i cili ka mjaft përvoja dhe aftësi menaxheriale për ti asgjësuar problemet e Juves.
Juventusi është treguar besnik në raport me Ferraran përkundër një numër raportesh që thonin të kundërtën. Por, ende pritet konfirmimi zyrtar nga Bianconerët mbi çështjen Scolari.