03 dhjetor 2009

Juventus-Inter, sfida përgatitet në heshtje

Edhe një vit më parë, në javën para derbit të Italisë, skuadrat kanë qëndruar në heshtje për shtypin

Ka kaluar vetëm një vit dhe duket si në përjetësi. Ka kaluar një vit dhe gjithçka ka ndryshuar: Ibra, “tradhëtari i Calciopoli-t”, nuk është më. Gjithashtu edhe Ranieri, 70-vjeçari, siç thoshte Mou, që nuk ka fituar asgjë, nuk është më. Flokët e Mourinjos janë rritur dhe duket se janë më të thinjur. Ferrara që një vit më parë merrej me skuadrën e të rinjve bardhezi, pranverën e ardhshme rrezikon të mos ketë.

Edhe “I Veçanti”, që zakonisht nuk humbet rast për të goditur Juven, e ngushëlloi të dielën pas humbjes në Kaljari. Fakti është se midis “Vinovos” dhe “Apiano Xhentiles” tensioni mund të jetë i lartë, por për momentin situata është shumë e qetë.

Asnjë fjalë, asnjë deklaratë, asnjë sfidë brenda sfidës. Një vit më parë, në këtë kohë kishin filluar përgatitjet për Inter-Juventus; ndeshja e ndeshjeve, derbi i Italisë, që është zhvilluar më 22 nëntor. Ndërsa, para kësaj dite ka ndodhur pak a shumë gjithçka. Sepse Mourinjo, që tani duket si një qingj, atëherë lëshonte thubime pa fund, disa prej të cilave i janë drejtuar pikërisht Ranierit, duke shkaktuar polemikë mbi polemika.

“Për këtë arsye, - tha atëherë, - portugezi u paraqit në një konferencë shtypi pas pesë ditë heshtjeje”. Duke shpjeguar se ai qëndrim është mbajtur për të evituar tensionet. Të njëjtat fjalë i ka thënë edhe këto ditë: supersticiozitet apo rastësi? Rastësi të tjera: në ato ditë, para ndeshjes së “San Siros”, tek Interi shpërtheu çështja “Baloteli”. “SuperMario” ka gabuar sërish dhe largimi i tij nga zikaltrit dukej shumë i afërt, si këto ditë.

Në atë periudhë, para sfidës me bardhezinjtë çështja “Adriano” kishte shpërthyer prej kohësh. Ishte një lloj Baloteli i kohëve të sotme: stërvitej keq, mbërrinte me vonesë, nuk grumbullohej nga trajneri. Dhe kërkonte, si Mario, të bindte Mourinjon për ta rikthyer në skuadër.

Në fund, Adriano luajti kundër Juventusit, dhe ndoshta në fund, kundër Juventusit do të luajë edhe Baloteli. Sepse portugezit i pëlqen të befasojë dhe pak i pëlqen të falë. Të shohim… të shohim, sepse deri të shtunën nuk do të dëgjohet thuajse asgjë. Juventus-Inter ka ndryshuar me ndryshimin e protagonistëve. Kjo sepse nuk është më avokati Prisko me ironinë e tij dhe nuk ka më asnjë avokat, që të kujtojë me klasin që e karakterizonte historinë e kësaj sfide të madhe.

Por, është kjo klimë sureale, sikur të jetë një prag beteje me Juventusin e mbyllur në bunkierin e saj në “Vinovo” dhe Interin duke punuar në të ftohtin e “Apiano Xhentiles”. Secili duke menduar për veten sikur ajo e të shtunës të mos ishte një nga ditët më të rëndësishme të vitit. Pikërisht, sikur Juventus-Inter të kishte vetëm vlerën e tri pikëve si çdo ndeshje tjetër e kampionatit. Mourinjo, gjithmonë ai, një vit më parë ka thënë pikërisht këtë.