22 dhjetor 2009

Juventus e Milan pas Guardioles

Drejtuesit e Milanit janë në kontakte me trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola pasi janë takuar me agjentin Jose Maria Orobitg. Lajmi është publikuar të hënën nga gazeta spanjolle “Marca”, që ka njoftuar se krerët e Barcelonës i kanë ofruar kontratë të re trajnerit spanjoll.
“Presidenti Joan Laporta është i shqetësuar pasi Milani ka kontaktuar me Guardiolan, pikërisht për këtë arsye ai ka ofruar kontratën e re”, ka thënë burimi brenda Barcelonës. Krahas Milanit edhe krerët e Juventusit kanë kontaktuar Guardiolan, pasi nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual Ciro Ferrara.