05 dhjetor 2009

Juventus del fitues në derbi

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Interit në derbi d’italia në një ndeshje tepër të tensionuar, me rezultat 2-1.

Pjesa e parë

Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme. Tensione që në fillim të takimit, kjo u vërejt nga tifozët e Juventusit të cilët nuk po merren vesh pa u dënuar mirë.

Balotelli nuk luan, Del Piero ishte në takim, Sneijder dhe Maicon siç ishte paralajmëruar munguan.

Juventusi pati iniciativën në fillim të takimit. Rreziqet vinin nga ndërprerjet ku kishte fërkime mes lojtarëve.

Goli i parë vjen në minutën e 20 kur pas një harkimi të Diegos, në zonë u krijua një tollovi nga e cila përvilet Felipe Melo që shënon duke e mposhtur Cesarin e pafuqishëm në ato momente.

Mourinho protestoi ashpër pse goli u pranua, pasi që sipas mendimit të tij aty ekzistonte pozitë jashtë loje ( Chiellini e devijoi pak topin para se të hyj në rrjetë ) dhe ndërhyrje në zonë. Gjyqtari nuk pritoi aspak dhe e dërgoi në tribuna Mourinhon.

Por, Mourinhos ja kthen disponimin Samuel Eto’o që shënoi pas një harkimi në zonë dhe një devijimi të Militos. Pozitë e qartë jashtë loje, goli megjithatë pranohet.

Juventusi në vazhdim të pjesës së parë pati iniciativën në lojë por pa konkretizim.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë filloi njejtë si e ajo e para. Skuadrat përqëndroheshin në ndërprerjet duke mos organizuar aksione të rrjedhshme.

Në mintuën e 54 vjen një harkim i rrezikshëm nga këndi i Stankovic që përpak sa nuk përfundon në gol. Nga kundërsulmi Diego lanson goditjen e parë në pjesën e dytë.

Juventusi shënon dhe golin e dytë në minutën e 58. Claudio Marchisio e ndez atmosferën në Olimpico, kur pas një goditjeje të Sisokhos të cilën e ndali menzi Cesar topi i kthyer i cili shkoi te Marchisio që kaloi Lucion dhe shënoi lehtë mbi Cesarin. Juventus 2-1 Inter.

Dhe, ashtu siç u prit u inkuadrua dhe tmerri i Juventusit. Mario Balotelli, njeriu që urehet më së shumti nga tifozët e Juventusit Bianconer.

Duhet të përmendet patjetër dhe pasiguria e Julio Cesarit i cili nuk arriti të ndal në tentimin e parë pothuajse asnjë goditje të Juventinëve.

Në vazhdim të takimit tensionet u rritën. Në minutën e 85 Felipe Melo në një duel me Balotellin del i humbur, pasi që Balotelli simulon tmershën dhe bjen në tokë.

Tifozët dolën nga kontrolli, kurse Buffon duken se kishte dalur nga takti. Filluan përleshje massive në fushë, nga të cilat Felipe Melo dërgohet në zhveshtore. Balotelli mbeti vetëm me karton të verdhë.

Kështu, Juventusi i afrohet Interit në pesë pikë në vendin e tretë, kurse Milani është në vendin e dytë me katër pikë më pak se Interi që mbetet lider.