11 dhjetor 2009

Juve, probleme mes skuadrës e trajnerit

Nuk është një krisje. Por po luajnë kundër tij. Nuk i kanë deklaruar luftë. Por diçka nuk funksionon mes grupit juventin dhe Çiro Ferrarës. Problemi është evident dhe ndonjë po pëshpërit për të shpjeguar origjinën dhe për të shpjeguar konturet. Duket se çështja është se skuadra, ose një pjesë e mirë e saj, nuk e kupton Ferrarën. Këtë kishte lënë të kuptohet Diego pas sfidës me Bordonë, me një deklaratë korrekte e të ftohtë, por në të cilën mund të lexohej sikleti i atyre që nuk arrijnë të interpretojnë vullnetin taktik të trajnerit. Tani ky koncept nënvizohet nga shumë lojtarë, që të shqetësuar pyesin se si të dalin nga ky moment krize. Ok, ka shumë diskutime të bukura për unitetin e grupit, mbi kompaktësinë që në këto raste mund të jetë shpëtimtare për të shmangur ndarjen totale. Duhet punë, e cila largon të keqen dhe sa më shumë të punosh, aq më mirë është. Por që grupi kërkon nga trajneri i tij, më shumë se mosbesuese, është më se e qartë. Pseja e faktit që nuk kuptojnë Ferrarën nuk u referohet diskutimeve të trajnerit. Madje, trajneri është një orator i madh dhe se ndeshja me Interin ka demonstruar një Juventus aq ambicioz dhe luftarak, u pa edhe nga karikimi që Çiro diti t‘i transmetojë grupit. Problemi është qartësia taktike që, deri tani, ka munguar gjithmonë. Dhe lojtarët vuajnë. Disa nga ata janë konfuzë dhe të paorientuar për pozicionin që mbajnë në fushë dhe mbi detyrat për t‘u ndjekur. Dhe kush nuk është, ndoshta sepse ndryshimet e vazhdueshme kanë çorientuar edhe ata që e vëzhgojnë nga jashtë realitetin juventin. Ferrara ka ndryshuar shumë, shpesh brenda së njëjtës ndeshje, duke bërë që të përzihen idetë dhe konceptet në kokat e lojtarëve të tij. Rombi, 4Â2-3-1, pastaj sërish romb, duke kaluar rastësisht te 4-4-2 dhe te 4-3-3: katër sisteme loje të aplikuara në më pak se 4 muaj, mund të destabilizojnë edhe lojtarin më të qartë. Sikur të mos mjaftonte kjo, më pas edhe interpretimet janë ndërruar si në një vorbull dhe kanë lënë jashtë spostimeve vetëm Bufonin dhe dy mbrojtësit qendrorë. Skuadra është krejtësisht e privuar nga pikat e referimit, mungon një organizator i vërtetë si Kristiano Zaneti. Një gjë e tillë u vu re në sfidën ndaj Bordosë, Kaljarit dhe Bajernit: askush nuk lëvizte pa top dhe askush nuk dukej se kishte ide se çfarë të bënte dhe kur ta bënte. Në këtë situatë kuptohet që skuadra nuk është kundër Ferrarës, ndërsa ajo që pritet është një zhvillim vendimtar në zgjedhjet teknike, në mënyrë që të kenë më shumë qartësi në përkufizimet e roleve, të detyrave taktike e të pozicioneve të tyre. I takon Ferrarës të bëjë zgjidhjen. Ai është i vetëdijshëm për atë që e pret dhe ka bërë një takim kokë më kokë me skuadrën, ku ka mbajtur një diskutim të thatë për 11 minuta, por edhe shumë efikas. Tashmë kërkohet maksimumi prej të gjithëve, pasi diçka e tillë nuk është bërë këtë në këta tre muajt e parë.