12 dhjetor 2009

Juve në Bari për të harruar Champions-in

Ekipi i Çiro Ferrarës duhet të tregojë forcën e vërtetë të Juves në përballjen me kalabrezët për të harruar edhe disfatën e turpshme në Ligën e Kampioneve që i dha fund ëndrrave evropiane bardhezi.
Çiro Ferrara duhet të përballet njëherazi edhe me presionin në krye të stolit bardhezi, që tashmë nuk shikojnë më te tekniku i ri italian idealin për stolin e bardhezinjve. Fitorja javën e shkuar ndaj zikaltërve e ngriti në qiellin e shtatë por disfata e të martës ndaj Bajernit ia zeroi të gjitha meritat duke e vënë në diskutim postin e tij. Dy ndeshjet e mbetura të 2009 do të tregojnë për të ardhmen e Juves në kampionat por edhe atë teknikut të saj në stolin bardhezi.

Bari-Juventus (20.45)
Bari (4-4-2): Gillet; Belmonte, A.Masiello, Bonucci, Stellini; Alvarez, Donati, Almiron, Rivas; Barreto, Meggiorini.
( Padelli, Allegretti, Gazzi, Langella, De Vezze, Koman, Sforzini, Kamata). tr. Ventura

Juventus (4-3-1-2): Bufon; Kaseres, Kanavaro, Legrotalie, Groso; Kamoranezi, Poulsen, Markisio; Diego; Trezege, Del Piero. (Maninger, Grigera, De Çelje, Salihamixhic, Tiago, Xhovinko, Amauri). tr: Ferrara

Seria A, java XVI

Sot
Kaljari-Napoli

Nesër
Atalanta-Inter
Katania-Livorno
Kievo-Fiorentina
Lacio-Xhenoa
Milan-Palermo
Parma-Bolonja
Siena-Udineze
Sampdoria-Roma