26 dhjetor 2009

Jovetiç, futbollist i vitit

Sulmuesi i Fiorentinës, Stevan Jovetiç është zgjedhur futbollisti më i mirë malazez për vitin 2009. Jovetiç mposhti sulmuesin e Romës, Mirko Vuçiniç me 17 pikë dallim, pas votave nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve nga liga e parë e Malit të Zi.
Jovetiç ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon, duke i ndihmuar Fiorentinës të kualifikohet për rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, për herë të parë pas një dekade. “Ky është përfundim i mirë i një viti të mirë”, deklaroi Jovetiç.