22 dhjetor 2009

John Terry zbulon votën e tij për futbollistin e vitit nga FIFA – Nepotizëm?

Çmimi i futbollistit më të mirë të vitit në botë nga FIFA iu dha Lionel Messit, i cili ishte i pakonkurencë, por nëse kjo do të ishte në dorën e John Terry rezultatet do të ishin ndryshe.
Mbrojtësi i Chelseat votoi për bashkëlojtarët te tij, Didier Drogban dhe Michael Ballack në top dy, dhe Andres Iniestën në pozitën e tretë.
Duke parë që FIFA kërkon që në votë të llogaritet, pjesmarrja në fushë, fair play ashtu si aftësitë teknike, Terry argumentohet se ai e njeh më mirë se askush profesionizmin e bashkëlojtarëve të tij.
Sidoqoftë, votat e Terryt vënë në dyshim validitetin e sistemit të votimit dhe transparencën e tyre, dhe nëse kjo është ashtu atëherë ky do të ishte rast nepotizmi.
Fabio Capello, selektori i anglisë, votoi për Lionel Messin, Fernando Torresin dhe Gianluigi Buffon.