10 dhjetor 2009

Joe Cole: Chelsea duhet t’i fitojë pesë ndeshjet e fundvitit

Mesfushori i Chelseat, Joe Cole, thotë se ekipi i tij duhet t’i fitojë të gjitha pesë ndeshjet e fundit të vitit 2009 për të mbuluar tre ndeshjet pa fitore.
Blutë barazuan 2-2 në mesjavë ndaj APOEL Nicosia në Ligën e Kampionëve, për t’ia shtuar këtë dy humbjeve, asaj në Kupën Carling kundër Blackburnit dhe në Ligën Premier kundër Manchester Cityt.
“Ka qenë disi një javë me gunga dhe ne kemi nevojë të rikthehemi gjatë vikendit dhe të fillojmë të fitojmë. Pesë ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Nëse do të përfundojmë vitin duke qëndruar në krye të tabelës, do të ishim vërtet të lumtur”, ka thënë Cole.
Blutë do të udhëtojnë në fushë të Evertonit këtë javë, para se të presin në fushë të vet Portsmouthin