11 dhjetor 2009

Italianet dhe gjermanet në ankth

Të premten, 18 dhjetor, do të hidhet shorti në Nion. Tetë ekipet që përfunduan të parat do të bëjnë pjesë në grupin e parë dhe do të ndeshjen me ato të grupit tjetër, ku bëjnë pjesë skuadrat e dyta. Barcelona, Real Madrid, Sevilja, Man. UTD, Çelsi, Arsenal, Fiorentina, Bordo bëjnë pjesë në Grupin I. Inter e Milan, Bajern, Shtutgart, Olimpiakos, Lioni, Porto, CSKA e Moskës në Grupin II. Por nuk mund të ndodhë të shohim përsëri të ndeshen me njëra-tjetrën Milan e Real Madridi ose Barcelona dhe Inter. Por italianet dhe gjermanet, të përqendruara në grupin e dytë, janë më në ankth, pasi do të duhet të përballen me gjigantët anglezë e spanjollë.