14 dhjetor 2009

Iniesta: Kupa e Klubeve është e rëndësishme

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka folur për rëndësinë që ka Kupa Botërore e Klubeve për ekipin e tij.
Barcelona kurrë nuk e ka fituar këtë trofe dhe Iniesta thotë se pikërisht kjo është arsye që ata janë më të motivuar dhe forcon dëshirën e tyre për t’u rikthyer si kampionë të botës.
“Ky është titulli më i rëndësishëm për të gjithë ne pasi kurrë nuk e kemi fituar atë. Jemi të ngazëllyer që jemi pjesë e këtij turneu. Kemi luajtur në të para tre vitesh, por nuk arritëm”.
“Vërtet dëshirojmë ta fitojmë Kupën Botërore të Klubeve dhe të shënohemi në histori. Shumë ekipe atje as nuk janë të njohura për ne, por duhet t’i respektojmë pasi ata janë kampionë në regjionet e tyre”, ka thënë Iniesta.