24 dhjetor 2009

Ibrahimoviqi kërkon një vit tjetër me gjashtë trofe

Edhe pse që nga ardhja e tij në Barcelonë, Zlatan Ibrahimoviqi ka fituar tre trofe, ai dëshiron t’i fitoj edhe tre titujt tjerë dhe ta përsërisin këtë vit të përkryer të Barcelonës, me gjashtë trofe....
“Para se të fillonte ky edicion askush nuk ka mundur të thotë se një skuadër mundet t’i fitojë të gjitha trofetë. Është diçka e pabesueshme dhe është vështir ta mendosh para se të ndodhë, por unë mendoj se kemi mundësi ta përsërisim këtë sukses”, ka pohuar Ibrahimoviq, duke shtuar: “Kam pasur fatin që të jem vetëm në gjysmën e vitit dhe në këtë kohë të fitoj tre tituj. Në kaq pak muaj, të bësh diçka më mirë është e pamundur. Jam tepër i kënaqur me atë që kemi arritur prej se jam pjesë e Barcelonës. Kam pasur rastin të shënoj shumë gola, veçmas duke iu falënderuar ndihmës që kam pasur nga shokët e mi të skuadrës, por edhe nga trajneri”.