23 dhjetor 2009

Ibrahimovic: Barcelona mund ta përsërisë suksesin

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se klubi spanjoll është i aftë të përsërisë suksesin e vitit 2009 edhe në vitin e ardhshëm.
Barcelona fitoi të gjitha trofetë e mundshëm, gjashtë gjithsej, gjatë vitit 2009 dhe suedezi, i cili erdhi si përforcim i madh i klubit spanjoll gjatë verës, thotë se blaugranët mund ta përsërisin suksesin edhe në vitin 2010.
“Para këtij sezoni askush nuk ka thënë se ekipi mund të jetë i aftë të fitojë gjithçka. Është e jashtëzakonshme dhe është e vështirë të besohet se kjo mund të ndodhë përsëri, por unë mendoj se ne mund ta përsërisim këtë”, ka thënë Ibrahimovic.
“Kam qenë me fat që isha këtu për gjysmë viti dhe në këtë kohë të fitoj tre trofe. Brenda disa muajsh mendoj se kjo është e mundshme dhe se do të jem në gjendje t’ia dal edhe më mirë”, ka shtuar suedezi.