24 dhjetor 2009

Iaquinta nuk është në shitje...

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Juventus do t’i refuzojë të gjitha ofertat për sulmuesin Vincenzo Iaquinta gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në javët e fundit filluan të qarkullojnë spekulime se disa klube të mëdha evropiane - përfshirë Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich - planifikojnë të paraqesin ofertë për reprezentuesin italian.

Mirëpo, Tuttosport ka cituar burime brenda klubit që kanë insistuar se Iaquinta nuk është në shitje. Ish sulmuesi i Udineses është anëtar i rëndësishëm i Bianconerëve...