19 dhjetor 2009

Ian Callghan: Do të isha i lumtur nëse Carragher e then rekordin tim

Legjendja e Liverpoolit,Ian Callaghan tha se ai do të ishte i lumtur nëse mbrojtësi Jamie Carragher do ta thente rekordin e tij mbi paraqitjet.
Callaghan bëri 857 paraqitje për Redsat në vitet 1960 – 1978 derisa Carragher do ta bëj paraqitjen 600 kundër Portsmouth të shtunën.
“Rekordet janë aty për tu thyer dhe askush nuk është më i mirë se Carra për ta thyer atë”.
“Shkova në fushë kur ai kishte bërë 500 paraqitje dhe tani që ka arritur kaq shpejt tek 600,kjo tregon se sa fizikisht i përgatitur është ai”.
“Sot nuk ka lojtarë që vijnë deri te 600 paraqitje e sidomos në moshën sit ë Carragher”.
Edhe pse Carragher ka marr disa kritika mbi formën e tij në këtë sezon,Callaghan mendon se mbrojtësi është lojtar kyç për Rafa Benitez.
“Jamie është lojtar fantastik dhe shembull i madh për të gjithë. Ai duhet të jetë njëri nga emrat e parë në ekip”.
“Njerëzit thonë se ai nuk ka pasur start të mirë por tani ai është në formën e tij më të mirë.Gjëja që ju e merrni gjithmonë nga Carra është 110 për qind angazhim për çdo lojë”.