19 dhjetor 2009

Hughes pranë shkarkimit

Sipas The Sun, ndeshja mes Manchester Cityt dhe Sunderlandit që zhvillohet sot, do të jetë krucial për të ardhmen e trajnerit të Cityt, Mark Hughes.
Duket se humbja 3-0 nga Tottenhami të mërkurën i ka ardhur në maje të hundës presidentit Khaldoon Al Mubarak dhe pronarit Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan dhe Hughes duhet të mposht patjetër të mposht Sunderlandin për ndryshe do ti tregohet dera.
Tabloidi pohon se nën radarin e Manchester Cityt janë Juergen Klinsman dhe Guus Hiddinku.
Sipas disa tabloideve tjera angleze, City do ta zëvëndësoj Hughes dhe kjo duket të jetë çështje kohe.