20 dhjetor 2009

Hughes: Nuk e kisha idenë se do të më shkarkonin

Mark Hughes është deklaruar pas shkarkimit të tij të ‘’ papritur.’’
Edhe pse shumë media në ishull pohonin se Hughes e diti fatin e tij para ndeshjes me Sunderlandin, duket se ishte e kundërta.
“ Dje jam informuar pas ndeshjes me Sunderlandin se ata më kishin shkarkuar.”
“ Nuk më dhanë mundësi të prononcohesha për media pas ndeshjes, pasi që unë dëgjova vendimin e klubit.”
“ Siç e shoh unë, ata që moti kishin vendosur për shkarkimin tim.”
“ Jam tepër i zhgënjyer që nuk më kanë dhënë mundësi ti realizoj planet e mia në klub.”
“ Në fillim të sezonit unë jam ulur me pronarët dhe kemi ardhur në përfundim që pozita e gjashtë ose rreth 70 pikë do të ishin të mjaftueshme për këtë sezonë.”
“ Krejt kjo u ishte komunikuar lojtarëve dhe ne e dinim se ku qëndronim. Përderisa të gjithë do dëshironin më shumë fitore, ne ishim në hap me synimet tona. Përveç kësaj kemi mposhtur Arsenalin dhe Chelsean.”
“ Jam krenar që e kam drejtuar klubin në periudhën pikëkthyese të historisë së klubit.”
“ Dua ti falenderoj tifozët të cilët më mbështetën në klub, dhe në kohën më të vështirë.”
“ I dëshiroj klubit suksese në të ardhmen, sidomos për çerekfinalen në kupën e ligës, dhe shpresoj të kalojnë në gjysmëfinalen e parë pas 28 vitesh.” Përfundoi Hughes.