05 dhjetor 2009

Hughes : Chelsea më e mira në premier league

Menagjeri i Manchester Cityt Mark Hughes është i vetëdishëm nga rreziku i Chelseat, pasi që e përkufizoi skuadrën e Ancelottit si më të mirën në vend.
“ Tani per tani Chelsea, pa pikë dyshimi është ekipi më i mirë në angli.”
“ Në mbrojtje ata janë të ngurtë si guri dhe gjithnjë janë të rrezikshëm në sulm.”
“ Por mënyra si luajnë ata, me katër njerëz në mesfushë e bën atë skuadër të pathyeshme. Edhe nëse i kalon këta, përpara do ta kesh John Terryn dhe kolegët e tij të mbrojtjes të cilët nuk janë aspak të lehtë.” Përfundoi Hughes.