02 dhjetor 2009

Holandezët pa bashkëshorte në finalet e botërorit

Asnjë futbollist i përfaqësueses së Holandës nuk do të ketë mundësinë të marrë me vete familjen e tij në finalet e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”.Ky vendim është marrë nga Federata Holandeze e Futbollit me kërkesë të trajnerit Bert vn Marvijk. Vendimi përligjet me arsyetimin se familja, sidomos gratë, ndikojnë negativisht në rendimentin e futbollistëve.
Në fakt, prania e bashkëshorteve të futbollistëve në evenimente të tilla është parë gjithmonë me skepticizëm, dhe nuk kanë qenë të rralla rastet kur shumë federata e kanë ndaluar praninë e tyre nëpër kampionate botërorë apo evropianë.
Për vetë Holandën një praktikë e tillë rikthehet pas shumë vitesh.