18 dhjetor 2009

Hleb: Barcelona është ekipi më i mirë në CL

Mbajtësi i trofeut të CL,Barcelona do të përballet me Stuttgartin në fazën 1/16 pas tërheqjes së shortit në Nyon dhe mesfushori Aliaksandr Hleb kishte lavdëruar ekipin prej nga është i huazuar.
“Mendova se ishte shaka kur dëgjova se me ne do të përballet Barcelona në raundin e fazës 1/16”, deklaroi Helb për faqen zyrtare të Stuttgartit.
“Çdo lojtar i Barcelonës ka cilësi të lartë.Ata janë padyshim një nga ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve. Megjithatë çdo gjë është e mundur në e mundur në futboll.
“Ne mund ta shqetësojmë sado pak Barcelonën nëse ajo ka një ditë të keqe dhe nëse ne kemi pak fat.Megjithatë ka pak dyshim a do ta japim ne maksimumin tonë.”
“Ne do të përpiqemi që me kundërsulm ti godasim ata nëse dëshirojmë që të arrijmë një rezultat të mirë.Nuk mund ta mposhtësh Barcën nëse e lejon ta luajë lojën e saj”.