16 dhjetor 2009

Hindik refuzon ofertën e Koresë së Veriut

Trajneri i kombëtares së Rusisë, Gus Hidink, ka hedhur poshtë mundësinë e të qenit teknik i Koresë së Veriut në Botërorin 2010. Federata koreane i ka kërkuar Hidinkut për të drejtuar skuadrën e tyre, e cila do të marrë pjesë për herë të parë pas 1966 në një kampionat botëror. Ata janë në grup me Brazilin, Bregun e Fildishtë dhe Portugalinë. Një televizion holandez ka cituar Hindikun: "Kam respekt për federatën ruse të futbollit", dhe prandaj më duhet të refuzoj ofertën e Koresë së Veriut.