14 dhjetor 2009

Hiddink në Torino për negociata me Juventusin?

Trajneri kombëtares ruse, Guus Hiddink, sipas mediave italiane raportohet se është në negociata me Juventusin.

Holandezi raportohet se dje në mëngjes kishte arritur në aeroportin e Torinos për t’u takuar me drejtuesit e klubit italian.

Ai ka biseduar dje për një zëvendësim të menjëhershëm të trajnerit aktual Ciro Ferrara. Ky ndryshim i pritur në stolin e Juventusit, vjen si pasojë e rezultateve negative të biankonerëve, së pari pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Beyern Munichu dhe së fundi humbja tjetër nga Bari.