02 dhjetor 2009

Hamburgu siguron kualifikimin

Me dy gola të shpejtë të shënuar në pjesën e dytë, skuadra e Hamburgut ka siguruar kualifikimin në raundin e radhës të Europa League, ndërkohë që ka zënë edhe pozitën e parë në Grupin C.
Marcell Jansen (47’) dhe Marcus Berg (53’) ishin heronjtë e Hamburgut në përballjen e zhvilluar kundër Rapid Viennas në HSH Nordbank Arena.
Takimi tjetër i zhvilluar ndërmjet Celticut dhe kryesuesit të deritanishëm të grupit, Hapoel Tel Aviv, ka përfunduar me fitoren e skuadrës skoceze me rezultat prej 2-0.
Pas xhiros së pestë, në këtë grup prin Hamburgu me 10 pikë, në vend të dytë gjendet Hapoel Tel Aviv me nëntë pikë, ndërsa përkundër fitores Celticu ka humbur gjasat për kualifikim. /