20 dhjetor 2009

Guardiola: Messi e shënoi atë gol me zemër

Guardiola, njeriu i cili do të mbetet i gravuar përgjithmonë në zemrat e blaugranëve, u bë trajneri i parë që fiton gjashtë tituj në vitin e parë.
Dëshiroj ta bëj një krahasim të thjeshtë dhe vijojnë fjalët Guardiolës.
Nëse Jose Mourinho është ‘’ I veçanti ‘’ atëherë Guardola është zoti i tij.
“ Ma thuani një ndeshje ku Barcelona nuk është favorite? Është diçka me të cilën jetojmë, por ne kurrë nuk i themi vetes favoritë.”
I pyetur nga një gazetar, se a ishte goli i Messit i rastësishëm, Guardiola bëri shaka.
“ Oh, ne stërvitemi për këtë çdo ditë, është rutinë.”
“ Në fakt, kur përfundoi pjesa e parë i thashë Messit të shënoj një gol që do të vinte nga zemra e tij. Ai e shënoi atë gol me zemrën e tij.”
Tifozëve të Barcelonës nuk u mbetet tani asgjë, pos ti përkulen z. Josep Guardiolës për suksesin e arritur.