10 dhjetor 2009

Guardiola : Katalunia duhet të ndahet nga Spanja

Trajneri i Barcelonës Josep Guardiola ka inicuar një çështje mjaft të ndërlikuar politike që kthen mendjet e Spanjollëve në luftën civile të vitit 1936, duke thënë se Katalunia ‘’ është shtet më vete dhe ka gjuhën e vet.”
Këto komente të cilat raportohen nga Marca, vijnë pas ndeshjes me Dynamon, atëherë kur një gazetar ukrainas e pyeti se pse përgjigjet në gjuhën Katalunase.
“ Ne jemi shtet më vete dhe kemi gjuhën tonë, të cilën e flasim kur i kalojmë kufijtë.”
Autonomia e provincave të Katalunisë, Baskisë dhe Galicisë është një çështje shumë e ndjeshme e cila hetohet dhe ka ndarje që nga shkollat, e deri tek krerët e shtetit.
Për këtë arsye dhe ekziston rivalizimi Real Madrid – Barcelona.