06 dhjetor 2009

Guardiola i lumtur me fitoren ndaj Deportivos

Barcelona ka vazhduar me fitore edhe këtë fundjavë, duke mposhtur Deportivo La Corunan me rezultat 3-1, ndërsa trajneri Pep Guardiola është krenar me vendosmërinë e skuadrës së tij.
Dy gola të Leo Messi dhe një gol i Zlatan Ibrahimovic, ia dhanë fitoren Barcës, ndërsa Guardiola tha se Deportivo pati vetëm një rast të vërtetë (kur e shënoi golin).
“Ne nuk merituam ta pranonim golin në pjesën e parë. Jam shumë i lumtur me performancën në pjesën e dytë... Ne e dominuam ndeshjen në një stadium të vështirë”, tha Guardiola. /