06 dhjetor 2009

Guardiola i lumtur me fitoren e Barcës

Barcelona mbajti kreun e tabelës me fitoren kundër Deportivos dhe Guardiola ishte i lumtur me të arriturat e klubit.
Dy gola të Messi dhe një i Ibrahimovic i dhanë fitoren Blaugranëve dhe duke folur për Marcan,Guardiola tha: “Deportivo kishte vetëm një rast”.
“Nuk e merituam të pranonim gol në pjesën e parë.Jam shumë i kënaqur me performancën e treguar në pjesën e dytë.Deportivo bëri mirë që na kufizoi mesfushën”.
“Dominuam gjatë lojës në një stadium të vështirë”.
Më pas Guardiola kishte lëvdata edhe për Deportivon.
“Ata janë mirë të organizuar. E kuptoj se lëndimi i Rikit dhe Lassad i shkaktoi probleme por ata kanë një ekip shumë të mirë”.
“Filipe Luis është lojtar i mirë,siç janë Guardado dhe Manuel Pablo”.
“Nuk është rastësi pozita e lartë që kanë ata në tabelë”.
Në fund Guardiola foli për udhëtimin në Kiev duke deklaruar :“Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”.
“Do ta diktojë të ardhmen e sezonit dhe jam i sigurt për këtë”.