10 dhjetor 2009

Guardiola : E mrekullueshme

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka lavdëruar lojën e fortë të ekipit të tij pasi mposhti Dinamo Kievin 2-1 për të qenë lider në grupin F.
“ Ne reaguam mirë, dhe pas golit të Dynamos, ne e morëm në dorë mesfushën. Ne ishim të durueshëm në lëvizjet tona dhe kontrolluam ndeshjen.”
“ Unë e përgësoj ekipin tim për këtë hap të mrekullueshëm. Grupi ishte i tmershëm dhe kemi kaluar shumë gjëra. Ekipi i fundit në tabelë, p.sh Kiev ka marrë pesë pikë.”
Dihet se liderët e grupeve ndeshjet e para i zhvillojnë në shtëpi dhe Guardiolës nuk i lë përshtypje kjo gjë.
“ Vitin e kaluar ne luajtëm në qerek dhe gjysëm finale si mysafir dhe fituam, por është e qartë se është përparësi të luash në shtëpi.” Deklaroi Guardiola.