23 dhjetor 2009

Grumbullimi në Antalia, ja “zboristët”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kosip Kuzhe, ka bërë publike listën e 20 lojtarëve të grumbulluar për zborin tetë ditor që do të zhvillohet në Turqi.
Vetëm dy prej futbollstëve të grumbulluar luajnë jashtë vendit, Emiliano Vila (Lokomotiva e Zagrebit) dhe Vasil Shkurtaj që luan tek Olimpiakosi. Ndërkohë që pjesa tjetër aktivizohen me ekipe të Superligës dhe të kategorisë së parë në kampionatin tonë.

Po kështu, bie në sy fakti që pjesa më e madhe e elementëve janë nën 21 vjeç. Përjashtim bën kapiteni i Dinamos, Arjan Pisha. 32-vjeçari shihet nga Kuzhe si një alternativë e mundshme afatshkurtër në qendër të mbrojtjes, në pritje të Mërgim Mavrajt.

Zbori do të zhvillohet në Antalia të Turqisë prej datës 3 deri më 10 janar dhe ka si objektiv kryesor gjetjen e elementëve të rinj që në të ardhmen mund të jenë pjesë e skuadrës së parë, në kuadër të rinovimit të përfaqësueses kuqezi për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:

1. Shpëtim Moçka Flamurtari
2. Sulejman Hoxha Apolonia
3. Andi Lila Tirana
4. Maringlen Shoshi Apollonia
5. Franc Veliu Flamurtari
6. Arjan Pisha Dinamo
7. Olsi Gocaj Kastrioti
8. Ditmar Bicaj Tirana
9. Klodian Samina Gramozi
10. Gentian Muça Dinamo
11. Emilian Veliaj Laçi
12. Sabien Lilaj Tirana
13. Jetmir Sefa Tirana
14. Emiliano Vila Lokomotiva Zagreb
15. Gjergji Muzaka Tirana
16. Elis Bakaj Dinamo
17. Vasil Shkurtaj Olimpiakos
18. Odise Roshi Flamurtari
19. Sokol Cikalleshi Besa
20. Bekim Bala Vllaznia