02 dhjetor 2009

Grosso dhe Melo të dyshimtë për sfidën me Interin

Lojtarët kyç të Juventusit Felipe Melo dhe Fabio Grosso janë larguar nga stërvitjet, duke vënë prezencën e tyre në derbin me Interin të shtunën në dyshim, raporton La Gazzeta dello Sport.

Mesfushori Brazilian vuan nga një virus dhe ka dhimbje fyti, përderisa mbrojtësi Italian kishte një problem paralizues që e mbajti atë larg nga sfida e humbur nga Juventus 2-0 me Cagliarin.

Tekniku Ciro Ferrara shpreson se dyshja mund të stërvis përsëri nesër, në mënyrë që të jetë gati për derbi d’italia, pra janë në luftë me kohën. Për më shumë, Iaquinta do të mungoj sigurt për shkak të operimit.

Lideri i Serie A Inter është në vendin e parë dhe ka 8 pikë më shumë se Juvja e renditur në vendin e tretë. Një fitore e mundshme e Interit do të shuante shpresat e Juventusit për Scudetton këtë sezonë.