09 dhjetor 2009

Grande Juve: Permbledhjet e Lajmeve per Ligen e Kampioneve

Champions, të gjitha rezultatet e mbrëmjes

Sonte Liga e Kampioneve përcaktoi ekipet e fundit që kualifikohen për në 1/8. Inter e Barça, Shtutgart e Olimpiakos i bashkohen Fiorentinës, Lionit, Arsenalit dhe Seviljes.
Fiorentina fiton edhe në Anfilld Road duke siguruar vendin e parë në grup. Barça dhe Interi ndajnë vendin e parë dhe të dytë në grupin F, ndërsa Sevilja e Shtutgarti kalojnë nga grupi G. Arsenali dhe Olimpiakosi janë ekipet e grupit H që vazhdojnë aventurën e tyre në Ligën e Kampioneve.
1/8 me shumë gjasa do të na rezervojnë surpriza ku Interi mund të përballet me Çelsin, Mançesterin apo Realin e Madridit; ndërsa Barça mund të përballet me Milanin apo Bajernin. Gjithsesi gjithçka mbete për tu parë nga shorti...

Grupi E
Liverpul-Fiorentina 1-2
43' Benayoun, 63' Jorgensen, 90' Gilardino
Lion-Debreceni 4-0
25' Gomis, 44' Bastos, 59' Pjanic, 76' Cissokho

Renditja: FIORENTINA 15, LION 13, Liverpul 7, Debreceni 0.

Grupi F
Dinamo Kiev-Barcelona 1-2
2' Milevskiy), 33' Xavi, 86' Mesi
Inter-Rubin Kazan 2-0
31' Eto'o, 64' Balotelli

Renditja: BARCELLONA 11, INTER 9, Rubin Kazan 6, Dinamo Kiev 5.

Grupi G
Sevilja-Rejnxhërs 1-0
8' Kanouté
Shtutgart-Unirea Urziceni 3-1
5' Marica (S), 8' Träsch (S), 11' Pogrebnyak (S), 46' Semedo (U)

Renditja: SEVILJA 13, SHTUTGART 9, Unirea Urziceni 8, Rejnxhërs 2

Grupi H
Olimpiakos-Arsenal 1-0
47' Geraldo
Standard Liezh-AZ Alkmaar 1-1
42' Lens (A), 90' Bolat (S)

Renditja: ARSENAL 13, OLIMPIAKOS 10, Standard Liezh 5, Az Alkmaar 4.

Barca e Inter vazhdojnë tutje

Barcelona dhe Interi kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Barcelona ka shënuar fitore si mysafir i Dynamo Kievit me rezultat 2-1, duke arritur ta përmbysë epërsinë e vendasve.
Dynamo kaloi shume herët në epërsi (2’), me një gol të shënuar nga Artem Milevsky, ndërsa në minutën e 33-të, Xavi barazoi rezultatin.
Fitoren Blaugranëve ua solli superylli argjentinas Lionel Messi, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Takimi tjetër i Grupit F, zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Rubin Kazanit, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0.
Samuel Eto’o shënoi golin e parë të zikaltërve (31’), pas një rrëmuje që shkaktoi kapiteni Javier Zanetti, ndërsa asistues ishte Mario Balotelli.
SuperMario ishte lojtari që dyfishoi rezultatin me një supergol të shënuar nga gjuajtja e lirë (64’).
Pas xhiros së fundit, Barcelona dhe Interi vazhdojnë garën më prestigjioze të futbollit evropian, ndërsa Rubin Kazani do të bëjë gara në Europa League.

Kualifikohet Stuttgarti

Skuadra e Stuttgartit ka dalë fituese përballë Unirea Urzicenit, në përballjen e drejtpërdrejtë për një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Gjermanët kanë shënuar fitore me rezultat 3-1 në Mercedes Benz Arena, për të siguruar pozitën e dytë në Grupin G me një pikë më shumë se kundërshtari i mbrëmjes së sotme që do të bëjë gara në Europa League.
Tre gola të shpejtë të shënuar nga vendasit- me anë të Ciprian Marica (5’), Christian Träsch (8’) dhe Pavel Pogrebnyak (11’)- i dhanë fund dilemës për fituesin, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Antonio Semedo (46’).
Përballja tjetër e këtij grupi, e zhvilluar vetëm për statistika, ndërmjet Sevillas dhe Rangers, përfundoi me fitoren minimale të andaluzianëve, ndërsa golashënues ishte Frederic Kanoute nga pika e bardhë (8’).
Nga ky grup kualifikohen Sevilla dhe Stuttgart, ndërsa Unirea Urziceni do të bëjë gara në Europa League.

Fiorentina sërish mposht Liverpoolin

Skuadra e Liverpoolit është treguar sërish e pafuqishme përballë Fiorentinas. Ekipi italian përmbysi rezultatin në Anfield për të shënuar fitore prej 2-1.
Të Kuqtë kaluan të parët në epërsi me një gol të shënuar nga Yossi Benayoun (43’). Skuadra vjollce barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Martin Jorgensen në minutën e 63-të.
Ndërsa vendin e parë në Grupin E, Fiorentinas ia siguroi Alberto Gilardino me një gol të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Lyoni ka shkatërruar Debrecenin, duke e mposhtur me rezultat 4-0.
Pas xhiros së fundit, Grupit E i prin Fiorentina që kualifikohet së bashku me Lyonin, ndërsa Liverpooli do të garojë në Europa League.

Olympiacosi nuk lejon befasi

Skuadra greke Olympiacos Pireus ka shënuar fitore minimale përballë Arsenalit, për të qenë e sigurt në vazhdimin e garës më prestigjioze të futbollit evropian.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Leonardo në minutat e para të pjesës së dytë (47’), për të siguruar tri pikë të plota.
Olympiacosi rrezikonte kualifikimin, nëse mposhtej nga Arsenali, dhe nëse Standard Liege shënonte fitore kundër AZ Alkmaarit.
Megjithatë Standard dhe AZ Alkmaar barazuan, 1-1, ndërsa Olympiacosi me siguri të plotë kalon në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Pas xhiros së fundit të fazës grupore, nga Grupi H kualifikohen Arsenali dhe Olympiacosi, ndërsa Standardi do të garojë në Europa League.