19 dhjetor 2009

Giovinco nuk largohet nga Juventus

Menaxheri i Sebastian Giovincos ka mohuar spekulimet se Juventus do ta shesë mesfushorin italian gjatë afatit kalimtar të janarit. Më herët gjatë kësaj jave thuhej se Lazio ka ofruar mbrojtësin Aleksander Kolarov në shkëmbim për reprezentuesin e Kombëtares U-21 të Italisë.

Mirëpo, Claudio Pasqualin ka përjashtuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga Juventus. “Ne nuk dimë asgjë rreth këtij propozimi, por nuk mendoj se klubi planifikon ta shesë Giovincon, sidomos tani kur është duke u paraqitur mirë”, tha Pasqualin.