15 dhjetor 2009

Gilardinho: Me fitore ndaj Milanit ta mbyllim vitin 2009

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardinho, dëshiron të dënojë fitore ndaj Milanit për të vulosur një vit të suksesshëm.
Të shtunën në Firencë, Alberto Gilardinho do të përballet me ish-klubin e tij. Pas humbjes në udhëtim ndaj Chievos vikendin e kaluar, Gilardinho thotë se ata e dinë se ku kanë gabuar dhe pret që të përmirësohen për ndeshjen e radhës dhe të kenë një fund të mirë të vitit 2009.
“E dimë se gabuam me Chievon dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’i përmirësuar gabimet. Po ashtu e dimë se në Verona shkuam me disa lojtarë të lënduar dhe disa nuk ishin në formën më të mirë fizike. Tash duhet të përgatitemi mirë dhe me fitore ndaj Milanit ta përfundojmë vitin në stil”, ka thënë Gilardinho.