24 dhjetor 2009

Giggs lojtari i dekadës për Wenger

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e sheh veteranin e Manchester United, Ryan Giggs, si lojtarin më të mirë të Ligës Premier për dekadën e fundit.

Giggs u shpërblye si Lojtari më i Mirë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionist në fund të sezonit të kaluar dhe së fundi morri çmimin Personaliteti Sportiv i Vitit 2009 nga BBC.

Wenger mendon se mesfushori i Manchester United duhej të zgjidhej edhe lojtari i dekadës në Ligën Premier.

“Si një lojtar jo i Arsenalit, do të thosha Ryan Giggs pasi ai e ka të kombinuar stilin me fitoren. Po ashtu më vjen keq që ai kurrë nuk ka qenë në një Kupë Botërore, diku ku njerëzit fitojnë shumë komplimente kur ia dalin mirë. Por pavarësisht kësaj, nëse shikoni në rekordin e klubit të tij, është shumë mbresëlënës”, ka thënë Wenger.