08 dhjetor 2009

Gerrard: Nuk jam legjendë e Liverpoolit

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka mohuar thëniet se ai është legjendë e klubit anglez.
Gerrard luajti ndeshjen e tij të 500-të për klubin në barazimin pa gola të së shtunës ndaj Blackburn Rovers.
“Nuk mendoj se jam legjendë e Liverpoolit. Mund t’i quani lojtarët legjendë vetëm kur ata e përfundojnë karrierën dhe ju shikoni në atë që ata kanë lënë prapa. Shumë njerëz e japin statusin e legjendës shumë herët për të bërat e mia”.
“Nuk e shoh veten si legjendë, i shoh Dalglish, Hansen dhe Rush si legjenda. Ata kanë qenë atë dhe ia kanë dalë. Shpresojmë se një ditë do të shoh prapa në atë që kam arritur dhe të them se jam pjesë e legjendave të klubit, por sigurisht nuk do ta vendosja veten në atë shportë tash”, ka thënë Gerrard./