13 dhjetor 2009

Gerrard: Meritojmë vendin e shtatë

Steven Gerrard ka pranuar se ai nuk është i befasuar nga pozita e tanishme e Liverpoolit në Premier Ligë dhe ka insistuar se ata e meritojnë vendin e shtatë pasi që nuk ishin mjaft të mirë këtë sezonë.
Liverpool e pret Arsenalin në Anfield sot, me një diferencë pikësh prej 13 ndaj liderit Chelsea, duke humbur pesë herë në Premier Ligë. Liverpool gjithashtu është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
“ Mua nuk më befason pozita në të cilën jemi. Tabela e Premier Ligës nuk gënjen kurrë dhe ka arsye pse jemi në atë pozitë.”
“ Kjo më thotë mua se ne nuk ishim mjaft të mirë dhe consistent, kështu që është deri tek unë dhe pjesa tjetër e lojtarëve që të mbajmë përgjegjësi.”
“ Në fillim të sezonit ne patëm qëllimin që të jemi pretendentë për titull nga fillimi deri në fund.”
“ Fatkeqësisht ne patëm një start të keq, por tani idea është që të kthehemi në fuqinë më ta madhe dhe të fillojmë të lëvizim përpara në tabelë. Jam i bindur që mund ta bëjmë atë. Të jemi në vendin e shtatë është vështirë, sidomos pasi përfunduam në vendin e dytë sezonin e kaluar.”
“ Por tani është koha për tu treguar. Ne duhet të dalim nga kjo krizë të ndezim turbinate dhe të tregojmë fytyrën e vërtetë. Ne jemi përgjegjës për këtë pozitë në tabelë.” Theksoi kapiteni i The Reds.
“ Ne duhet të provojmë të kthehemi sa më shpejtë në njërën prej pozitave të top 4, dhe ky është prioriteti numër një i klubit.”
“ Për shkak të sezonit të keq që kemi patur, çdo ndeshje është finale.”
“ Të luash ndaj Arsenalit është shumë e vështirë. Ata janë njëra prej skuadrave më të mira në Europë për lëvizjen e topit dhe lojtarëve në shpejtësi, dhe kështu duhet ti detyrojmë ata të bëjnë gabime.” Përfundoi Steve-G.