04 dhjetor 2009

Gerrard: Kam besim në bashkëlojtarët

Mesfushori i Liverpoolit Steven Gerrard ka konfirmuar besimin e tij në aftësitë e bashkëlojtarëve të tij, duke pohuar se ekziston mjaft shpirt dhe kualitet mbrenda shtabit teknik, që ta tejkalojnë krizën aktuale.
“ Kam besim të plotë në bashkëlojtarët. Natyrisht, këtë sezonë kemi dështuar.”
“ Por pas sezonit të kaluar kur ishim shumë pranë vendit të dytë, jemi ende ky grup i lojtarëve. Ne kemi marrë një tjetër, siç është Glen Johnson. “
“ Ne kemi dështuar këtë sezonë sepse nuk luajmë me potencialin që kemi. Atë që kemi mësuar këtë sezonë se nëse nuk paraqitesh si duhet, atëherë do të biesh shpejtë nga konkurenca.”
“ Është një kohë e gjatë pa titull. Jam shumë i uritur për këtë titull dhe kjo është arsyeja pse koncentrohem në Premier Ligë.”
“ I kam bërë 500 paraqitje ? Më vjen çudi ! Kur isha fëmijë doja të luaja vetëm një lojë për Liverpoolin, por 500 !? Ky është një moment i krenarisë për familjen dhe veten time.” Deklaroi Gerrard.