27 dhjetor 2009

Gerrard caku i ri i klubeve evropiane

Gjigantët evropian janë të gatshëm të bëjnë oferta për kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, shkruajnë mediat angleze.
News of the World shkruan se Gerrard dëshiron ta dijë nëse klubi do të kalojë edhe nëpër një rindërtim të ekipit para fundit të sezonit.
Nëse ai arrin ta tregojë veten edhe në Kupën Botërore 2010 dhe nëse Liverpooli nuk arrin të rikonstruktohet, klubet e mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Inter, janë të gatshëm të bëjnë oferta të mëdha për të marrë shërbimet e mesfushorit anglez.
Dhe për më tepër, nëse ky sezon katastrofik i klubit anglez vazhdon edhe në pjesën e dytë të sezonit dhe Liverpooli dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, gjasat që edhe vetë lojtari të dëshirojë të largohet do të jenë shumë më të larta./