03 dhjetor 2009

Gerrard: Besoj te bashkëlojtarët

Simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka konfirmuar besimin tek aftësitë e bashkëlojtarëve të tij, duke thënë se në Anfield ka mjaft shpirt dhe kualitet për ta tejkaluar këtë moment të keq.
“Kam besim të plotë te bashkëlojtarët e mi... Ajo që kemi mësuar deri më tani është se nëse nuk performon si duhet dhe nuk qëndron në nivel me skuadrat rreth teje, atëherë do të dështosh dhe do të mbetesh pas tyre, ashtu siç kemi bërë ne”.
“Liga është shumë e vështirë. Por ne padyshim që nuk do të ndalojmë së provuari dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë, ashtu që të provojmë që të kthehemi për të gjithë ata tifozë të Liverpoolit që janë të dëshpëruar për suksesin tonë”, ka thënë mesfushori anglez për faqen zyrtare të klubit.