24 dhjetor 2009

Genoa interesohet për Huntelaarin

Genoa është duke u interesuar që në afatin kalimtar të janarit të sigurojë shërbimet e sulmuesit holandez të Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, shkruajnë mediumet italiane të enjten. Huntelaar është i pakënaqur me minutazhën e tij në Milan. Ai disa ditë më parë kishte bërë të ditur se mund të largohet nga Milani nëse nuk aktivizohet rregullisht. Atij i duhet minutazhë për t'u ftuar te Përfaqësuesja e Holandës për Botërorin 2010 të futbollit.