04 dhjetor 2009

Gattuso ka refuzuar marrëveshjen e re?

Sipas mediave në Itali, Gennaro Gattuso ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e re e cila i është ofruar nga Milani.
Italiani është i pakënaqur nga minutat e pakta që i jepen në San Siro dhe mediat e kanë lidhur atë me një largim nga Milani. Me qëllim që rosonerët të tregojnë se kanë besim në aftësitë e tij, klubi i kishte ofruar marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2012. Por sipas shkrimeve të sotme në mediat italiane, Gattuso nuk dëshiron të lidhet për një kohë më të gjatë përderisa nuk i bëhet e qartë se ai është pjesë e planeve të ekipit të parë të Leonardos. Me Kupën Botërore që vjen në verën e ardhshme, Gattuso dëshiron një kohë më të shumtë loje për të siguruar vend në përbërjen e Marcelo Lippit. Në mesin e ekipeve që janë lidhur me italianin janë edhe dy angleze, Chelsea dhe Manchester City./