22 dhjetor 2009

Gati kontrata e re për Pikenë

Mbrojtësi qendror i Barcelonës, Xherard Pike, pritet të rinovojë kontratën e tij me klubin, duke e çuar përtej vitit 2012, kur skadon kontrata aktuale. Kështu ka deklaruar presidenti i klubit, Huan Laporta. “Xherard Pike do të jetë në mesin e lojtarëve që do të rinovojnë kontratën e tyre. Ai e meriton. Eshtë ndër më të mirët në rolin e tij”, ka thënë Laporta. Pike, 22 vjeç, e nisi karrierën te Barça në moshën 10-vjeçare. Ai kaloi tre sezone te Mançester Junajtid dhe një te Real Zaragoza si i huazuar, për t’u kthyer më pas në Katalonjë. Ai ishte i rëndësishëm në sukseset e sezonit që shkoi.