05 dhjetor 2009

Galliani mohon lidhjen e Gattusos me skuadrat angleze

Ditët e fundit është spekuluar se Manchester City dhe Chelsea janë të interesuar për transferimin e mesfushorit të Milanit, Gennaro Gattuso.
Mirëpo zëvendëspresidenti i Rossonerëve, Adriano Galliani, thotë se asnjëra nga këto dy skuadra nuk ka kontaktuar me lojtarin italian.
“Nuk jam në dijeni se Manchester City interesohet për të. Po ashtu kam folur me Ancelottin, dhe Rino nuk bën pjesë në planet e tij”, ka thënë Galliani për Gazzetta dello Sport.