19 dhjetor 2009

“Galaktikët” e Realit presin në “Bernabeu” Saragozën

Reali i Madridit do të presë sonte Saragozën në kuadër të javës së XV-të të kampionatit spanjoll.
Në këtë përballje “galaktikët” e drejtuar nga Manuel pelegrini do të kërkojnë të ruajnë hapin e Barcelonës, e cila ka fituar përballë Xerez në ndeshjen e zhvilluar më parë për shkak të impenjimeve të kampionëve në botërorin e klubeve.

Atletik Bilbao do të presë Osasunën, ndërsa Sevilja do të përballet me Getafen. Më poshtë do të paraqesim kalendarin e kësaj jave.

Sot;

18:00 Atletik Bilbao – Osasuna
20:00 Sevilja – Getafe
22:00 Real Madrid – Saragoza

Nesër;

17:00 Espanjol – Almeria
17:00 Malaga – Majorka
17:00 Valadolid – Gijon
17:00 Vilareal – Santander
19:00 Tenerife – Atletiko Madrid
21:00 Deportivo - Valencia