15 dhjetor 2009

Gago Huazohet te Juventus?

Zyrtarët e Juventusit edhe zyrtarisht kanë shprehur interesim për huazimin e mesfushorit të Real Madridit, argjentinasit Fernando Gago gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga gazeta spanjolle “Marca”.

Gago 23-vjeçar edhe më herët ka kërkuar nga zyrtarët e Real Madridit ta huazojnë gjatë janarit në mënyrë që të sigurojë një ftesë për Kampionatin Botëror të vitit 2010 nga Përfaqësuesja e Argjentinës.

Krerët e Juventusit e shohin Gagon si zëvendësim adekuat për Mauro Camoranesin e lënduar dhe Momo Sissokon, që në janar do të luajë në Kupën e Afrikës me Përfaqësuesen e Malit.

Gago ka oferta edhe nga skuadrat angleze si Everton dhe Tottenham.