17 dhjetor 2009

Frika për lëndimin e Fabregas është shuar

Playmaker-i i Arsenalit,Cesc Fabregas doli jashtë fushave në ndeshjen kundër Burnley për shkak të një lëndimi.
Kishte brenga se mesfushori mund të përballej me një largim më të gjatë jashtë aksionit për atë që thuhej të ishte një lëndim problematik paralizues.
Megjithatë tani frika është shuar ngase sipas Daily Mail 22-vjeçari mund të jetë i aftë për përballjen kundër Hull Cityt.
Nëse Arsenal shënon fitore kundër Hull Cityt ata do t’ia rrëmbenin pozitën Aston Villës dhe ndihma e Fabregas është e nevojshme.
Ky lajm ishte i mirëseardhur tek tifozët e Arsenalit pasi lëndimi i Van Persie me kombëtaren e tij kundër Italisë ishte një goditje e rëndë për ta.Holandezi nuk pritet të luajë para muajit Prill për shkak të dëmtimit të ligamentit kyç.
Gael Clichy,Kieran Gibbs,Czech,Tomas Rosicky,Nicklas Bendtner janë mënjanuar nga formacioni bazë për shkak të lëndimeve.