05 dhjetor 2009

Fitore e lartë e United

Kampioni i Anglisë në fuqi, Manchester United, ka shënuar fitore të lartë si mysafir i West Ham United, duke e mposhtur në Upton Park me rezultat 4-0.
Në fund të pjesës së parë (45’+1), veterani Paul Scholes ia dha avantazhin skuadrës mysafire me një gol të shënuar me këmbën e majtë.
Me një supergol të Darron Gibson (61’), Djajtë e Kuq dyfishuan epërsinë.
Dhjetë minuta më pas Luis Antonio Valencia shënoi golin e tretë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Wayne Rooney një minutë pas (72’).
Me këtë fitore, United ngushton diferencën me Chelsean në dy pikë, derisa Blutë sot zhvillojnë ndeshjen e vështirë kundër Manchester Cityt.